Djelmoshat e Bernard Challandes do ta zhvillojnë edhe një miqësore në Doha të Katarit, ku do të përballen me Suedinë.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Al Ahli”.
Stadiumi në fjalë duket mjaft i bukur, derisa ka një kapacitet prej 18 mijë ulësesh.
Ndryshe, Challandes për këtë ndeshje ka ftuar mbi dhjetë futbollistë të Superligës së Kosovës si dhe nga grupmosha U-21 e Kosovës.
Futbollistëve në fjalë do t’iu jepet rasti ta tregojnë veten në nivele të larta, gjë të cilën e kanë pritur që moti.