Fjalë Kyçe

Pamje nga vizita e Gucatit tek nëna e tij në QKUK (VIDEO)

Pamje nga vizita e Gucatit tek nëna e tij në QKUK (VIDEO)

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, sot gjatë ditës e ka vizituar nënën e tij që është e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Klan Kosova e ka siguruar një video në të cilën shihet Gucati duke dalë nga vizita që i bëri nënës së tij.

Vizita e tij u konfirmua edhe nga Dhomat e Specializuara.

Zëdhënësja Angela Griep, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se vizita është lejuar për “arsye humanitare bindëse”.

Griep tha se ish-kreu i OVL UÇK-së do ta takojë familjen e tij të ngushtë.

“Për arsye humanitare bindëse, paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”- thuhet në përgjigjet njofton Klankosova.tv

Hysni Gucati, ishte në Kosovës pak ditë pasi atij i vdiq babai.

Avdullah Gucati vdiq më 27 maj 2022.

Ish-kreu i veteranëve dhe zëvendësi i tij Nasim Haradinaj u dënuan nga Specialja me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë, njofton Klankosova.tv.