Fjalë Kyçe

Pamje pasi vetura përplas tre këmbësorë në Lipjan

Pamje pasi vetura përplas tre këmbësorë në Lipjan

Sot në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë mbetur të lënduar

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti,  e cila ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Ahmeti ka theksuar se ngasësja e veturës është shoqëruar në stacion policor.

Kjo është video pas përplasjes së këmbësorëve nga vetura: