Uragani Dorian që ka goditur Ishujt Bahama që po konsiderohet si më i fuqishmi dhe i përket kategorisë së pestë, ka bërë që ky vend të pëson dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.
Erërat e fuqishme që fryjnë me shpejtësi prej mbi 300 kilometra në orë, ka bërë që mijëra shtëpi të shkatërrohen dhe rrugët e qyteteve të shndërrohen në lumenj, transmeton Telegrafi.
Megjithatë dallimi mes një uragani të shkallës së parë dhe atij të pestë është dukshëm i madh, e për ta dokumentuar këtë videoja e publikuar më poshtë tregon se për çfarë dallimesh bëhet fjalë.
Uragani i kategorisë së parë vetëm sa krijon një situatë kaotike dhe ndjell frikë të qytetarët, kurse uragani i kategorisë së pestë shkatërron gjithçka që i del përpara siç është ilustruar edhe në video, ku një shtëpi bëhet pothuajse rrafsh me tokë.