Fjalë Kyçe

Pamje/ Rrëmujë në Aeroportin e Stambollit, kosovarët ushqehen e flenë atje pas anulimit të fluturimeve

Pamje/ Rrëmujë në Aeroportin e Stambollit, kosovarët ushqehen e flenë atje pas anulimit të fluturimeve

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, Aeroporti i Stambollit dje ka pezulluar fluturimet.

Udhëtarët që kishin planifikuar fluturimet kanë mbetur brenda objektit. Në mesin e tyre ka edhe kosovarë, të cilët qe dy netë vazhdojnë të jenë atje.

Një udhëtar në kushte anonimiteti ka thënë për Indeksonline se, presin që dy netë për tu kthyer në Kosovë.

“Kemi pasë mbrëmë fluturimin në ora 20:35 por e kanë anulu dhe as nuk na kanë siguru hotel, as transfer, kemi fjetur në aeroport. Kompania e fluturimeve nuk merr përgjegjësi për anulimin e fluturimeve dhe mirëqenien e pasagjerëve. Kemi dy netë që presim për tu kthyer në Kosovë”, thotë ai.


Ai tregon që janë rreth 30-40 kosovarë që presin në aeroport, për tu kthyer në Kosovë, pasi që disa të tjerë kanë shkuar në hotele.