Fjalë Kyçe

Pamje të aksionit të policisë në parcelën e mbjellur me kanabis

Pamje të aksionit të policisë në parcelën e mbjellur me kanabis

Rreth 317 bimë narkotike janë asgjësuar në Koshare të Junikut. Kjo u bë të enjten nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet e forenzikës, por edhe ata të anti-drogës.

Në vendin e ngjarjes u arrestua edhe një person që është shtetas i Shqipërisë.

Për të prangosurin, por edhe persona tjerë që dyshohen të kenë kultivuar këtë bimë narkotike në këtë terren malor, Policia e Kosovës kishte kohë që po vëzhgonte.

Krahas kësaj parcele nga Prokuroria Themelore në Gjakovë thanë se mund të ketë të tjera të tilla aty.

Në largimin e tyre asistoi edhe policia nga Shqipëria. Të gjitha këto bimë u asgjësuan duke u djegur në një zonë të sigurt në Koshare.