Nis të jetë një alarm i vërtetë ai i hajdutëve në Madrid.
Pasi kanë grabitur shtëpinë e Alvaro Moratës, sulmuesit të Atletico Madridit kur ai po luante me përfaqësuesen e Spanjës, grabitësit kanë boshatisur së fundmi edhe banesat e Isco e Zidane, respektivisht mesfushorit dhe trajnerit të Real Madridit.
Sipas raportimeve të “AS”, që i referohet konkluzioneve të policisë spanjolle, sulmi është realizuar nga profesioniste.
Policia e kryeqytetit spanjoll, e shqetësuar nga rrjedha që kanë marrë ngjarjet, ka këshilluar të gjithë futbollistët që të përdorin me kujdes rrjetet sociale, për të evituar furnizimin e hajdutëve me çdo detaj që mund të rezultojë në dobi të kriminelëve.