Një infermiere në Britaninë e Madhe, e cila gjatë kësaj periudhe ka qenë në frontin e parë në luftën ndaj COVID-19, ka rrëfyer së fundmi se ka aplikuar për të marrë pjesë në kurorën e vajzës më të bukur në Angli.
Lizzy Wills, 22 vjeçe thotë se ideja për të marrë pjesë në këtë konkurs i erdhi krejt papritur. Ajo thotë se sapo kishte mbaruar një turn tejet të lodhshëm në punë dhe shikoi në rrjete sociale formularin e aplikimit. Ajo shtoi se është frymëzuar nga mjekja Bhasha Mukherjee, e cila mori pjesë në këtë konkurs dhe e fitoi atë.
“Sapo mbarova punën, fillova të lundroj në internet. Mes qindra lajmeve qëndronte dhe një aplikim në konkursin “Miss Anglia”. Vendosa të marr pjesë, nuk hezitova. Edhe mjeke Bhasha Mukherjee mori pjesë në një konkurs të tillë dhe e fitojë. Një gjë të tillë shpresoj të arrij dhe unë”, u shpreh Lizzy.