Fjalë Kyçe

Paniku nga koronavirusi, aktorja shqiptare zbulon çmimin e maskave sot në Shqipëri

Paniku nga koronavirusi, aktorja shqiptare zbulon çmimin e maskave sot në Shqipëri

Koronavirusi ka alarmuar qytetarët kudo në botë.

Për shkak të shifrave shqetësuese të rritjes së numrit të infektuarve në shtete të ndryshme, janë rritur edhe masat mbrojtëse.

Në aeroporte e kufij janë shpërndarë ekipe të mjekëve ku po kryejnë testet rreth këtij virusi.

Edhe në Kosovë e Shqipëri qytetarët kanë filluar të marrin masat mbrojtëse kundër koronavirusit, shumë prej tyre kanë blerë maskat.

Por, me t’u alarmuar qytetarët, ka filluar edhe të ngriten çmimet e maskave, këtë gjë e dëshmoi aktorja e njohur, Olta Gixhari përmes një postimi në Instagram.

Në atë postim, ajo tregon se një maskë kushton hiç më pak se 600 lek (4.90 euro).