Fjalë Kyçe

Legjenda e Milanit zgjedhet mbrojtësi më i mirë në histori!

Legjenda e Milanit zgjedhet mbrojtësi më i mirë në histori!

Legjenda e Milanit dhe e Italisë, Paolo Madldini është votuar si mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave.

Ky ka qenë rezultati i 30 mijë votuesve në Twitter, të cilët “Sportbible” i pyeti se cili ishte mbrojtësi më i mirë në histori, ku kishte katër alternativa: Paolo Maldini, Fabio Cannavaro, Carles Puyol dhe Sergio Ramos.

Me 64% të votave mbrojtësi i Milanit ishte më i votuari, duke lënë larg vetes Carles Puyol me 16%, Ramos me 12% dhe 8% Cannavaro.

Natyrisht që tifozët kanë shtuar edhe emra të tjerë si: Franco Baresi, Franz Beckenbauer dhe Alessandro Nesta, por këtë herë kishte vetëm katër alternativa.

Maldini e kaloi të gjithë karrierën e tij tek Milani, ku numëron 600 ndeshje zyrtare. Tashmë 51 vjeç, por në karrierën e tij ka fituar: 7 Serie A, 1 Kupë Italie, 5 Superkupa, 5 Kupa Europe/Champions League dhe 5 Superkupa Europe.