Fjalë Kyçe

Para se ta marrë detyrën, ministrja e Jashtme nderon memorialin “Heroinat”

Para se ta marrë detyrën, ministrja e Jashtme nderon memorialin “Heroinat”

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, përpara se të marrë edhe zyrtarisht detyrën si ministre, ka vizituar memorialin “Heroinat”.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se jo rastësisht po e nisë ditën e saj me një vizitë tek një memorial i tillë, duke potencuar se do të kërkojë zëshëm drejtësi për gjithçka ka ndodhur në Kosovë.

“Drejtësia dhe përgjegjësia për plagët tona ende të hapura do të kërkohet pa ndalë”, ka thënë ministrja para mediave.

Ministrja kosovare ka thënë se të vërtetën e Kosovës do ta thotë zëshëm kudo që të shkojë nëpër botë.

“Zotohem nga këtu se e vërteta e plotë e Kosovës kudo që të jem në botë do të thuhet zëshëm”, ka potencuar ajo.