Fjalë Kyçe

Para vrasjes policja e ndjerë bëri diçka për të cilën ia panë sherrin kolegët

Para vrasjes policja e ndjerë bëri diçka për të cilën ia panë sherrin kolegët

Janë suspenduar për 72 orë katër punonjësit e Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca. Policët e suspenduar janë Alban Ramushi – komandant, Naser Rrahmani – zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic- shef operative si dhe Xhavit Azizi- staf civil.

Lajmin për suspendimin e këtyre katër personave për 72 orë e ka bërë të ditur për Gazetën Express të mërkurën zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkohë në mbrëmjen e së martës Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve në bashkëpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin Policor në Gjilan i ka rekomanduar suspendimin drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, që t’i suspendojë këta zyrtarë policor deri në kryerjen e hetimeve.

Kronologjia e vrasjes që tronditi Kosovën: Çka dihet deri më tash

Kosova u trondit dje nga një vrasje e cila ndodhi brenda familjes. Sipas hetimeve të para të bëra në vendin e ngjarjes, dyshohet se zyrtarja e policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, ka shtënë me armë zjarri nga e cila ka lënë të vdekur nënën Hanifen, babin Zeqirin si dhe dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun. Motivi i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet.

Ndërkohë që për rastin IPK ka rekomanduar që të suspendohen katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca. Express iu sjellë kronologjinë e gjithë kësaj ngjarje të rëndë.

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës, që të suspendojë katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca.

Zyrtarët që do të suspendohen janë; komandanti i stacionit policor, zëvendës komandanti policor, shefi i operativë të stacionit policor dhe një zyrtar i stafit civil.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta se emrat e të suspenduarve janë Alban Ramushi – komandant, Naser Rrahmani – zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi.

“Pas raportimit për incidentin në Gjilan ku dyshohej se ishte e përfshirë një zyrtare policore, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen ‘’Bujanina’’.

Por si dyshohet se e kreu aktin e rëndë zyrtarja policore e Kosovës?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Bujanina” të Gjilanit, pasditen e së martës. Pesë trupa të pajetë u gjetën pasditen e së martës në një shtëpi dykatëshe në këtë lagje.

Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri, ndërkaq me të arritur në vendngjarje, kanë kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.

Pesë trupa të pajetë u gjetën në shtëpinë e familjes Bllaca. Një armë zjarri u gjet në dorën e Valdete Bllacës, e cila sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka vrarë nënën Hanifen, babain Zeqirin, dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun, e më pas edhe veten.

Në një konferencë për media ku u deklaruan zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, u tha se dyshohet se zyrtarja policore ka kryer vrasjen me revolen e saj zyrtare të policisë.

Sipas tyre, arsyet që kanë çuar deri te kjo tragjedi ende nuk janë të njohura.

Zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes dhe veten, ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës që 18 vjet, raporton Express.

Express merr vesh se fillimisht Bllaca ka punuar në Prishtinë, në Qendrën e Thirrjeve dhe se para pesë vitesh është transferuar në Gjilan.

“Valdetja është që 18 vite police. Fillimisht ka punuar në Prishtinë për disa vite, në Qendrën e Thirrjeve. Është transferuar në Gjilan para rreth pesë vitesh”, ka thënë një zyrtar policor për Express.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes përveç policisë, prokurorit kujdestar dhe mjekëve, kanë arritur edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, dhe drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova.

Prokuroria hedh poshtë një version të ri që po qarkullon rreth vrasjeve të sotme në Gjilan

Fqinjë të familjes Bllaca kanë thënë se ishte djali i madh Blerimi ai që kishte shtënë drejt prindërve dhe vëllait Fisnikut.

Dëshmitarët kanë deklaruar se para orës 13:00 e kanë parë Valdeten duke shkuar në shtëpinë e familjes së saj. Sipas tyre, ajo e kishte vrarë më pas vëllain Blerimin dhe në fund kishte bërë vetëvrasje.

Por, këtë version të fqinjëve të familjes Bllaca po e hedh poshtë Prokuroria.

“Për momentin nuk ka asnjë provë që është përdorur revole tjetër. Arma i është gjetur polices”, ka thënë për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Kjo është policja që vrau 4 familjarët dhe veten në Gjilan

Sipas të dhënave të deritanishme nga Prokuroria dhe Policia e Gjilanit, 45-vjeçarja Valdete Bllaca ka vrarë katër familjarët e saj, e më pas edhe veten.

Tragjedia në Gjilan: Këta janë emrat e të vrarëve

Fqinjët e kësaj familjeje kanë thënë për Express se asnjëri nga fëmijët e çiftit Bllaca nuk kanë qenë të martuar.

Ata kanë treguar se viktimat janë: Zeqir Bllaca (babai), Hanife Bllaca (nëna), Blerim dhe Fisnik Bllaca (vëllezërit).