Fjalë Kyçe

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin që përfundoi me vdekje në bjeshkët e Rugovës

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin që përfundoi me vdekje në bjeshkët e Rugovës

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.N dhe SH.L.

Të dy të pandehurit dyshohet që me datë 26.04.2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës, në bashkëkryerje dhe me dashje, me mjet të rrezikshëm i kanë shkaktuar lëndim të rëndë trupor me dëmtim serioz të dëmtuarit M.N., njofton gjykata.

“Në ditën kritike dy të pandehurit dhe një i mitur dalin në vendin e lartcekur dhe me mjete të forta e godasin të dëmtuarin në pjesë të ndryshme trupore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore e duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në kumtesë.

“Me këto veprime të pandehurit A.N dhe SH.L dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve është shqiptuar në periudhën prej një muaji.

Tringa Zhuti nga zyra për media e Gjykatës Themelore në Pejë, ka sqaruar për klankosova.tv se kjo masë është shqiptuar ndaj të dy dyshuarve dhe jo ajo për vrasje pasi që trupi i pajetë i viktimës është gjetur ditë më vonë prej kur ka ndodhur sulmi ndaj tij.