Fjalë Kyçe

Paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e dyfishtë në Gjakovë

Paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e dyfishtë në Gjakovë

Sokol Pnishiit, gjykata Themelore në Gjakovë i ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasja” e mbetur ne tentativë, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Gjykata ka njoftuar se Pnishi dyshohet se me 10 Gusht rreth orës 19:10 në Gjakovë, me dashje tenton që të privoi nga jeta të dëmtuarin A. N., ku nga këto te shtëna plagoset edhe i dëmtuari L. U., i cili në atë moment ishte si kalimtar i rastit”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda Drilon Haraçia, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale“, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjakovë.