Fjalë Kyçe

Paralajmërim për vërshime në Kosovë, reshje të mëdha shiu në ditët në vijim

Paralajmërim për vërshime në Kosovë, reshje të mëdha shiu në ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar përgjatë së premtes për vërshime e përmbytje si shkak i reshjeve të shiut që kanë filluar nga dje, e që do të vazhdojnë deri të hënën.
Sipas IHMK-së, këto reshje shiu do të jenë më të theksuara në zonën e Dukagjinit, shkruan lajmi.net.

“Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit. Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Vërejtje: Reshjesh më të larta se 30 l/m² në 12 orë shkaktim përmbytje, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu. Lëndime të mundshme të njerëzve dhe dëmtim të pronës”, vijon njoftimi i IHMK-së.