Fjalë Kyçe

Paralajmëron komuna e Fushë Kosovës: Nga 10 korriku do të ndërmerren masa për ata që hedhin mbeturina

Paralajmëron komuna e Fushë Kosovës: Nga 10 korriku do të ndërmerren masa për ata që hedhin mbeturina

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët, përmes bashkëpunimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Mjedisit, Inspektoratin Komunal, Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse do të monitorojnë territorin e komunës për të parandaluar krjimin e deponive ilegale që po ndodhin nëpër qytet ndaj të gjith personave fizikë dhe jurdik.

Sipas njoftimit të komunës nga data 10 korrik do të ndërmerren masa për ata që hedhin mbeturina: Mbeturina të amvisërisë, Mbeturina inerte (të ngurta), Mbeturina vëllimore (mobilie, kauçë, dyshekë, dyer, dritare dhe materiale të tjera të ngjashme) jashtë hapësirave dhe pikave të përcaktuara nga autoritetet komunale.

Tutje thuhet se çdo person i cili hedh mbeturina në vende te palejuara do të përballet me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe të bashkëpunojnë me institucionet kompetente. Nëse vëreni persona që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve ose krijojnë deponi ilegale, ju lutemi t’i raportoni rastet tek Inspektorati Komunal ose Policia e Kosovës. Ta mbajmë Fushë Kosovën të pastër – përgjegjësia është e përbashkët” thuhet tutje në njoftim.