Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme: Ja kur rikthehen intervalet me diell

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme: Ja kur rikthehen intervalet me diell

Mot i ndryshueshëm në javën e fundit të nëntorit. Do të ketë edhe intervale me diell ditën e martë, reshje shiu të mërkurën dhe enjten, ka parishikuar “Prishtina Weather”.

“Reshjet e shumta të shiut që filluan të bien këtë fundjavë, vazhdojnë edhe sonte gjatë natës, ku viseve malore priten edhe reshje dëbore. Ditën e hënë reshjet vijojnë të bien në formë rige lokale, derisa të pushojnë. Të martën do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa reshjet të rikthehen sërish ditën e mërkurë dhe enjte, por me intensitet më të dobët”, ka njoftuar “Prishtina Weather”.

Për momentin të premten parashihet mot i thatë, e në fundjavë sërish të reshura nga dita e diel.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të mbetet në vlera të pranueshme në shumicën e stacioneve. Të hënën mbrëma dhe martën në mëngjes, do të ketë më shumë qetësi që grumbullon ndotësit ajror pranë sipërfaqes, e indeksi të kalon në vlera të dobëta.