Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për ditën e diel

Parashikimi i motit për ditën e diel

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.