Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot, do të mbajë kryesisht i vranët dhe me riga shiu, teksa në viset malore shi dhe borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë nga 6 deri 9 gradë.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.