Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Por IHMK njofton se temperaturat minimale mbeten të ulëta.

Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira, përveç mëngjesit të së premtes ku ekziston rreziku që për shkak të ngricave të dëmtohen disa pemë të cilat ditë më parë kishin lulëzuar”, njofton më tej Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.