Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Shqipëri

Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Shqipëri

Sipas MeteoAlb, dita e sotme mbetet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu, më pas pjesa e dytë e ditës sjell një përmirësim të lehtë të kushteve të motit.

Dita e shtunë sjell reshje shiu të dukshme në territorin shqiptar ku herë pas here do të jenë edhe në formën e rrebesheve, por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve të motit, përmirësim që do të vazhdojë edhe gjatë ditës së diel edhe pse herë pas here pritet të krijohet ndonjë mundësi për reshje të izoluara në territorin shqiptar.

Për sa i përket temperaturave ditën e shtunë do të kemi një rënie më 2-3 gradë celcius duke bërë që maksimumet të zbresin edhe në 23 gradë, por për fat të mirë e diela sjell një rritje të lehtë të vlerave termike duke bërë që minimumi të shkojë në 8 gradë në zonat malore ndërsa maksimumi jo më shumë se 24 gradë në zonat jug-perëndimore të territorit shqiptar.