Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për këtë javë ditë me diell dhe me shi

Parashikimi i motit për këtë javë ditë me diell dhe me shi

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në vend. Sipas PW’së, në pjesën e dytë të javës priten të reshuria shiu, e temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

Në pjesën e dytë të javës, depërtime të fronteve mbi rajon sjellin vransira dhe kushte për shi, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima, e temperaturat pësojnë rënie graduale. Të premten më freskët dhe kohëpaskohe me shi.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish do të mbajë mot më stabil, me diell e temperaturat në rritje.

Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme mbetet kryesisht vlerave të pranueshme. Depërtimi i pluhurit saharian mbi rajon, mund të rrisë koncentrimet e pluhurit, e në këto kushte indeksi mund të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta ditën e hënë, e në këto raste preferohet të reduktohet qëndrimi në rrezet e diellit orëve të mesditës.

25.05 – Paradite me vransira, e gjatë ditës moti nxehtë dhe kryesisht me diell.

26.05 – Shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. Vonë në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi për bubullima.

27.05 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe mundësi për reshje lokale shiu pasdite dhe në mbrëmje.

28.05 – Më freskët, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit shënojnë rritje, me minimale që luhaten ndërmjet 10C e 15C, e maksimalet deri të martën arrijnë edhe në 30C, e më pas në rënie deri në 25C, të premten edhe deri në 12C.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 4-11m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në vlera të larta, e të enjten me tendencë të rënies.