Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë, pa reshje shiu dhe bore.
Meteorologët parashohin se gjatë ditës së sotme të ketë edhe intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.