Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Si rezultat, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

“Në viset malore temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë më të ulëta për 8-10 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për popullatën. Kontakti me diellin nga ora 9-17 mundësisht të jetë i kufizuar. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.