Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta, kurse të enjten priten reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të enjten sërish priten masa të lagështa të ajrit të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, por në sasi më të ulët krahasuar me reshjet e fundit. Si pasojë e intensifikimit të vranësirave konvektive, pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten afërsisht të ngjashme me ditën e së mërkurës. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.