Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për vikend në Kosovë

Parashikimi i motit për vikend në Kosovë

Pas të reshurave të ditës së sotme, në fundjavë pritet stabilizim i motit.

Siç njofton Prishtina Weather, të shtunën vransirat shpërndahen. Ditën e diel pas ngricave dhe mjegullës në mëngjes, në mbrëmje priten sërish reshje shiu.

“Shi vazhdon të bie edhe ditën e hënë, që më vonë shndërrohet në borë, e vazhdon edhe ditën e martë, kur vonë në mbrëmje reshjet pushojnë”, njofton PW-ja.

Moti më stabil, pushon edhe erërat, e ndotësit mund të mbesin më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e orëve të mbrëmjes të shtunën dhe dielen në mëngjes, indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

“Të reshurat dhe qarkullimi më i mirë ajror që parashihet nga e diela mbrëma, sjell një përmirësim të cilësisë së ajrit, e indeksi të kaloj edhe në vlera të pranueshme”, bëhet e ditur tutje.