Fjalë Kyçe

Parashikohet që PSD dhe LDK të krijojnë qeverin

Parashikohet që PSD dhe LDK të krijojnë qeverin

Njohësit e proceseve politike në vend vlerësojnë se çështja e taksës ndaj produkteve të Serbisë mund ta prishë koalicionin qeverisës.

Shkëlzen Maliqi dhe Behxhet Shala kanë thënë për “Epoka e re” se pozicionet e ndryshme të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të kryeparlamentarit Kadri Veseli lidhur me taksën kanë vënë në pikëpyetje vazhdimin e koalicionit.

Sipas tyre, pas prishjes së koalicionit mund të formohet qeveria e re, pjesë e së cilës mund të jenë edhe Partia Socialdemokrate dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Maliqi e Shala kanë parashikuar se formacionit të ri politik mund t’i paraprijë marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve në vjeshtë.