Fjalë Kyçe

“Paratë mos i mbani turshi”, Labi dhuron 2500 euro për fëmijët e familjarëve të Grupit Kumanova

“Paratë mos i mbani turshi”, Labi dhuron 2500 euro për fëmijët e familjarëve të Grupit Kumanova

Labinot Tahiri këshillon të gjithë që të ndihmojnë.

Këngëtari Labinot Tahiri vazhdon ta jap kontributin e tij ndërsa këshillon të gjithë që të dhurojnë sa më shumë për njerëzit në nevojë, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet një postimi ka treguar se ka ndarë 2500 euro për fëmijët e familjarëve të Grupit Kumanova, ndërsa thekson se i ka gati projektet e reja mirëpo duke pasur parasysh se qytetarët e fëmijët kanë telashe të tjera shkak i pandemisë, ka vendosur që mos ti publikojë deri në normalizimin e situatës.

“Mirëdita të gjithëve!Këngët e mia i kam gati për ti publikuar, por pasiqë qytetarët dhe femijët kanë telashe tjera shkollore derisa përfundimisht të kaloj pandemia nuk po i publikoj.Pas donacionit 5000€ për studentët, ne kemi ndarë 2500 për fëmijêt që janë në shkolla, të familjarëve të Grupit Kumanova! Bëhet fjalë për 50 fëmijë nga 50 euro! Po ashtu edhe për 10 fëmijë të tjerë Ipod për të mesuar online! Me rëndesi neve na bjen ndermend, e kush është edhe më i Zoti lë të dhurojnë donacione për shumë fëmijë se edhe ashtu PANDEMIA NA DEMTOI TË GJITHËVE. Parat mos i mbani “TURSHI”. DHURONII. Labi FKSH”, u shpreh këngëtari.

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/photos/a.838067189602000/3838722619536427/?type=3