Një nënë ka publikuar pamjet e çuditshme të kapura nga kamerat e sigurisë në të cilat thuhet se shihet se si një shoqe e saj, të cilën ajo madje e llogariste si më të mirat, po i vidhte parat nga shtëpia e saj.
Madje, siç shkruajnë mediat e huaja, ajo është kapur edhe duke i hedhur një sy portofolit të djalit të saj tetëvjeçar.
Siç thuhet tutje, Samantha Robson, 39 vjeçe, nga Macclesfield, Cheshire në Angli, u takua me Tanya Sellars në vitin 2013 kur ajo kërkoi dikë të kujdesej për djalin e saj dyvjeçar Ewan.
Dyshja u bë miq të mirë dhe Samantha madje i besoi asaj çelësin e shtëpisë së saj.
Por në fillim të vitit 2017, Samantha dhe burri i saj Mark, 38 vjeç, vunë re se paratë po zhdukeshin dhe nuk mund të shpjegonin pse.
Kështu, ata vendosën të instalojnë kamera brenda shtëpisë së tyre, pas së cilës gjë, kanë mbetur të shokuar.
Kështu, dy vjet më vonë, Samantha ka gjetur kurajën për të nxjerrë pamjet tronditëse që tregojnë momentin kur Tanya kryen vjedhjen, për të cilën më vonë u dënua me katër akuza për vjedhje.