Fjalë Kyçe

Parku i Qytetit merr pamje krejtësisht tjetër, këmbësorëve iu mundësohet më në fund hapësira e tyre

Parku i Qytetit merr pamje krejtësisht tjetër, këmbësorëve iu mundësohet më në fund hapësira e tyre

Parku i Qytetit të Prishtinës më së paku ishte përdorur nga këmbësorët. Kjo si shkak i problemeve të shumta që ndër vite janë shfaqur aty.
Trotuaret e kësaj ane ishin shndërruar në parkingje të palejuara, e gjithçka aty ishte dëmtuar e shndërruar në një vend ku hapësira më tepër shfrytëzohej nga njerëz të shumtë që bënin vetëm probleme për organet e rendit.


Por me të ndryshuar struktura që e rrethon atë dhe rregullimet që janë bërë së fundi ky park tashmë i është kthyer normales.

Madje tjetër pamje ka marrë krejtësisht edhe nga ana e poshtme, ajo e rrugës kryesore, transmeton lajmi.net.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se “këmbësorët të parët”, duke nënkuptuar se tashmë po i jepet hapësira e nevojshme të gjithë këmbësorëve në këtë anë.