Fjalë Kyçe

Parlamenti i Zvicrës miraton Marrëveshjen me Kosovën për Pensionet

Parlamenti i Zvicrës miraton Marrëveshjen me Kosovën për Pensionet

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës posa ka miratuar Marrëveshjen sociale Zvicër Kosovë, me 115 vota pro 60 kundër dhe dy abstenime

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës posa ka ratifikuar Marrëveshjen sociale Zvicër Kosovë, me 115 vota pro 60 kundër dhe dy abstenime.
Po ashtu, me shumicë votash është hedhur poshtë kërkesa e SVP-së për referendumin fakultativ lidhur me marrëveshjen.
Para kësaj është zhvilluar një debat i shkurtë por mjaft i polarizuar në mes të përfaqësuesve të të gjitha partive dhe qeverisë nga njëra anë dhe SVP-së, nga ana tjetër.
Para më pak se gjysmë ore në Parlamentin Federal të Zvicrës ka filluar debati për miratimin e Marrëveshjee së Sigurimeve Shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës, marrëveshje kjo që njihet më shumë si marrëveshje për pensionet, shkruan albinfo.ch.

Temën në debat e ka futur në emër të komisionit për çështje sociale, deputeti i CVP-së nga Kantoni Valis, Benjamin Roduit. Ai ka shpjeguar rrethanat të cilat kanë sjellë në vitin 2010 ndërprerjen e marrëveshjes që funksiononte deri në atë kohë.
Roduit ka shtuar se në vitin 2017 kanë filluar bisedimet për një marrëveshje të re, përcjell albinfo.ch. Pa këtë marrëveshje, ka thënë ai, shumë më tepër kosovarë vendosin të qëndrojnë në Zvicër. Ndërsa kostoja e marrëveshjes është 16 milionë franga në vit. Për këtë arsye, komisioni social rekomandon miratimin e marrëveshjes.
Ndërsa deputeti i SVP-së nga Neuchateli, Raymond Clottu, në emrin e grupit të tij parlamentar ka kërkuar që marrëveshja të mos miratohet. Për më tepër ai ka kërkuar që kjo marrëveshje t`i nënshtrohet një referendumi fakultativ.
Sipas tij, Kosova mbetet edhe më tutje një shtet fragjil. “Ish luftëtarët, veteranët e UÇK-së drejtojnë këtë shtet, ku shpesh veprojnë struktura të ngjashme me klanet”. Kjo e favorizon korrupsionin…
Ndërsa ministri Alain Berset, në kompetencat e të cilit është edhe resori i punëve sociale, në arsyetimin e marrëveshjes ka thënë se bëhet fjalë për “persona të cilët për shumë vite kanë paguar kontributet dhe me këtë kanë kontribuuar në mirëqenien e Zvicrës, përcjell albin fo.ch. Me marrëveshjen, jepet mundësia që të hiqet padrejtësia e cila deri sot është në fuqi”.
“Kosova është shteti i vetëm trashëgimtar i ish Jugosllavisë me të cilin Zvicra nuk ka marrëveshje në fushën esociale. Dhe kjo me këtë marrëevshje duhet të rregullohet”, ka thënë deputeti i BDP-së nga Berna, Lorenz Hess.