Fjalë Kyçe

Partia e Vuçiqit “blen” vota për 100 gramë kafe turke

Partia e Vuçiqit “blen” vota për 100 gramë kafe turke

Përgatitjet për zgjedhjet e këshillit të bashkësisë lokale në Rumenci, të planifikuara për 1 gusht, filluan me kafe turke.

Qytetarët e këtij qyteti tashmë janë duke u vizituar nga aktivistët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiqit me qëllim që të sigurojnë një zë të sigurt, dhe si një motiv shtesë, ata po ndajnë 10 gramë kafe të bluar me logon e SNS-it.

Ky gjest i vogël i tërheqjes së vëmendjes nga partia në pushtet u provua tashmë në muajin korrik në zgjedhjet e Novi Sadit për komunitetet lokale, ku përparimtarët ndanë çorape të bardha sportive me logon e SNS dhe pako me vaj dhe sheqer, raporton nova.rs.

Nuk dihet ende nëse ka kandidatë të pavarur për këto zgjedhje në Rumenci, por dega e partisë padyshim nuk dëshiron të marrë rreziqe dhe të lejojë qytetarët e tyre të “ndërhyjnë” në punët e partisë.

“Qeveria ka frikë nga qytetarët sepse nuk punon për përfitimin e tyre, por për partitë, dhe kjo është arsyeja pse kandidatët e pavarur nuk janë të mirëpritur në këshillat e bashkësive lokale”, thotë Bojana Bodrozha, një kandidate e pavarur për zgjedhjet lokale në Novi Sad.

Gjithashtu, SNS në Rumenci përsëri shkel ligjin zgjedhor për këshillat e bashkësive lokale duke shpërndarë dhurata me logon e partisë, sipas së cilës specifikohet shumë qartë që vetëm persona privatë mund të kandidojnë për ta, dhe jo partitë.