Fjalë Kyçe

Partitë opozitare “përplasen” për vota në Kuvend

Partitë opozitare “përplasen” për vota në Kuvend

Kuvendi i Kosovës është shëndrruar në një arenë përplasjes gjatë diskutimeve për Projektligjin rreth detyrave dhe përgjegjësive të ekipit dialogues.
Përderisa diskutohej për këtë Projektligj, PSD dhe LDK u përplasen për vota.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se LDK-ja ka rënie rreth 10 për qind në sondazhe.
Tutje duke folur për projektligjin e lartëcekur, Molliqaj tha se në bazë të së njëjtit, delegacioni është i obliguar të ketë platformë.

“Është e vërtetë që në ligj janë dokumentet bazë që obligohet që delegacioni me i pas. Pra delegacioni është i obliguar me pasë platform”, ka thënë Molliqaj.

E i shpejtë ishte reagimi i deputetes së LDK-së, Vjosa Osmanit.
“Nuk besoj që duhet me ia bajtë gajlen partive që kanë përprahje dyshifrore përderisa jeni parti me përkrahje njëshifrore. Ky ligj në qoftë se shkon kështu i jep hapësirë kujtdo që të hapë cilëndo temë”, ka thënë Osmani.

Këtyre polemikave iu bashkëngjit edhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, shkruan Lajmi.net
Madje ai tha se PSD-ja në çdo sondazh e kalon vetëm 2 për qindëshin.
“Nuk e di pse i referohen sondazheve, kur një parti në çdo sondazh del nga 1.8 deri në 2.4. Dardani ka qenë shumë i suksesshëm, i ka marrë vota. Nëse don me i përkthy në sondazhe ato vota, 11 për qind duhet me dalë PSD-ja. E tash pse po del 2 për qind”, ka thënë Konjufca.