Fjalë Kyçe

Partitë pajtohen se gjendja në arsim është keq, hedhin fajin njëra-tjetrës

Partitë pajtohen se gjendja në arsim është keq, hedhin fajin njëra-tjetrës

Ramë Vataj ka thënë se me qeverisjen e PDK-së, synohet rritja e autonomisë së universiteteve publike në Kosovë, sipas tij, siç është bërë me UP-në, në kohën kur është me Ministrinë e Arsimit ka udhëhequr kjo parti.

Por Teuta Haxhiu nga AAK-ja, ka reaguar duke i thënë Vatës se “me Arsim Bajramin në krye të Ministrisë së Arsimit janë marrë vendimet më të këqija për arsimin në Kosovë”.

Ajo ka thënë se me qeverisjen e AAK-së në arsim do të bëhet një rishikim i legjislacionit.

Nexhmi Rudari nga LDK-ja, ka thënë është e vërtetë që duhet të rishikohet legjislacioni, por se problem shpeshherë janë udhëzimet administrative.

Ai ka thënë se cilësia nuk vjen vetvetiu, por ajo duhet të planifikohet mirë, të zbatohet në klasë dhe në fund të monitorohet për të nxjerrë përfundimet e saj se çfarë është arritur.

Ismajl Kurteshi i Vetëvendosjes ka thënë se për gjendjen e keqe në arsim duhet të fajësohen të gjitha partitë që kanë qeverisur pasluftës në Kosovë, përjashtuar Vetëvendosjen.