Fjalë Kyçe

Partitë vetëm fjalë për fuqizimin e rolit të gruas

Partitë vetëm fjalë për fuqizimin e rolit të gruas

Kandidatja për deputete e PSD-së, Shqipe Pantina, i ka kërkuar të flas konkretisht Fitore Pacollit të VV-së se si do ta fuqizojnë gruan dhe jo siç tha ajo “fontanë dëshirash”.

Pacolli tha se programi i VV-së parasheh plan konkret për secilën grua që është e paarsimuar.

“Nuk mundesh me punësu një grua kudo që do nëse nuk është e trajnuar dhe aftësuar dhe ne do ta marrim përsipër atë 30 për qindëshin, sepse në ato statistika e kemi vetëm 30 për qind të grave të paarsimuara, të cilat janë me aftësim profesional, ta rrisim në 80 – 90 për qind”, ka thënë Pacolli.

“Ke shkuar në 13 udhëtime, Fitore, ti personalisht dhe nuk e ki votu. Të paktën unë e kam kthyer mëditjen, unë kam refuzuar që të shkoj vetëm për mëditje, ka mënyra tjera për me kontribu. Ligjin për Diasporën, 13 udhëtime, a po kupton? Për çka po flasim këtu? Nëse ki dashtë me hek dorë, ki mujtë me hek dorë dhe me thanë që unë jam kundër këtij ligji dhe me thanë që nuk ki nevojë me shku në udhëtime zyrtare”.

“Je deklaruar që je kundër këtij ligji”, ka thënë Pantina.

Valdete Idrizi e PDK-së, ka thënë se nuk mund të flitet për fuqizim politik të gruas nëse ajo nuk fuqizohet ekonomikisht.

“Pse mos t’u lehtësojmë taksat. Tri ligje janë iniciuar nga Ministria e Drejtësisë, janë gjëra të iniciuara. Në qeverinë e Kadri Veselit këto veç do të vazhdojnë. Mund të stimulohen duke liruar prej taksës në qoftë se punëson 10 gra, kjo është në program të PDK-së”, ka thënë Idrizi.