Fjalë Kyçe

Partneri ideal për Arjolën është një mashkull dominant

Partneri ideal për Arjolën është një mashkull dominant

Banorët e kanë kaluar mbasditen duke biseduar për diçka tepër interesante.

Ata kanë diskutuar për marrëdhënien në çift, rolin e mashkullit dhe femrës dhe materializmin në këtë raport.

Arjola tregoi se një partner ideal për të do të ishte vetëm ai që do ta dominonte nga ana karakteriale.

Nga ana tjetër Donaldi shprehu se një mashkull i realizuar ekonomikisht dhe profesionalisht do mund ta bënte femrën e tij të lumtur në çdo aspekt.

Të njëjtën gjë e mbështeti edhe Kledi, i cili tha se një mashkull i vërtetë është ai i cili mund t’i plotësojë gjithçka femrës së tij.