Një grua që ka përjetuar 13 dështime është bërë më në fund nënë e një vajze.
Laura Worsley nga Kenilworth përfundoi 11 shtatzëni në tremujorin e parë dhe humbi dy djem në javën e 17 dhe 20-të të shtatzënisë.
Pas shumë analizave, Laura u diagnostikua me dy kushte që ndikonin në aftësinë e saj për të pasur fëmijë.
34-vjeçarja mori shumë ilaçe dhe steroide, ndaj ajo dhe bashkëshorti Dave ngjizën fëmijën e 14-të. Dhe pas 9 muajsh mirëpritën në jetë Ivy.
“Nuk mund ta besoj që është vajza e ime,”-tha Laura për BBC.
Worsley u diagnostikua me sindromën antiphospholipid, një gjendje që mund të shkaktojë rritjen e rrezikut për të pasur abort.
Gjithashtu u diagnostikua me Histiocytic Intervillositis (CHI), i cili bën që trupi të luftojë shtatzëninë.
Por pas shumë mjekimesh për forcimin e mitrës së saj, Laura dhe Dave arritën të bëheshin prindër.
Ajo përdori steroide për ‘shtypur’ sistemin imunitar, që mendohet se zvogëloi numrin e qelizave “vrasëse” të cilat shkaktonin abortet.
Kjo bëri që shtatzënia të vazhdojë përtej 24 javëve, duke i dhënë fëmijës një shans më të madh për mbijetesë.
Gjithashtu Laura mori medikamente të tjera për të ndaluar mpiksjen e gjakut dhe kur ishte 30 javëshe i shpërthyen ujërat.
Bebi Ivy erdhi në jetë me lindje cezariane dhe peshonte 771 gram. Menjëherë u vendos nën kujdes intesiv.
Laura dhe Dave duhet të prisnin tri ditë për të mbajtur në krahë foshnjën.
Tani, pas 9 muajsh, Ivy është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në shtëpi.