Fjalë Kyçe

Pas 20 vjetësh Xhevahire Izmaku e lë PDK-në

Pas 20 vjetësh Xhevahire Izmaku e lë PDK-në

Xhevahire Izmaku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ajo këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ku ka shkruar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtares se Këshillit Drejtues, nga pozita e nënkryetares së degës së PDK-së në Vushtrri si dhe nga pozita si anëtare e PDK-së.

“Jam krenare me secilin veprim timin politik dhe këtë krenari do ta mbaj deri në frymën time të fundit. Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se SOT jap dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet e PDK-së”.

“Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë. Votuesve të PDK-së dhe mbështetësve të mi, ju përkulem dhe falënderohem përjetësisht, me dëshirën që të takohemi sërish në rrethana më të mira”, ka thënë Izmaku,