Fjalë Kyçe

Pas 23 vjetëve, rivarroset 17 vjeçari i vrarë nga forcat serbe në Drenas

Pas 23 vjetëve, rivarroset 17 vjeçari i vrarë nga forcat serbe në Drenas

Pas 23 vjetëve është rivarrosur Nuredin Dvorani, i cili në moshën 17 vjeçare në vitin 1999 ishte rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm nga forcat serbe.

Eshtrat e tij u gjetën në lokacionin e varrezës masive në Qirez të Skenderajt dhe u identifikuan përmes analizës së ADN-së.

Ai sot u rivarros në fshatin Tërstenik të Drenasit me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale, transmeton klankosova.

Nuredin Dvorani si i ri bashkë me disa bashkëfshatarë ishte larguar nga shtëpitë e tyre për t’u fshehur nëpër male nga serbët.