Fjalë Kyçe

Bytyqi tregon nëse do të kompensohen orët e humbura

Bytyqi tregon nëse do të kompensohen orët e humbura

Bytyqi nuk tërhiqet nga vendimi për kompensim të orëve, me gjithë kundërshtimet

Prindërit, assesi të pajtohen me vendimin e Ministrisë së Arsimit, për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së janarit.

Meqë përfaqësues të prindërve të Prishtinës thonë se ministri Shqyiri Bytyqi nuk i ka ftuar fare në konsultë, do ta kundërshtojnë fuqishëm këtë vendim, raporton KTV.

Akuza të shumta për vendimin për zëvendësimin e orëve të humbura ndaj ministrit Bytyqi, ka drejtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Madje, e ka kërcënuar atë me padi.

Por, ministri Shyqyri Bytyqi ka thënë se nuk i komenton akuzat, meqë bashkë me ekspertët kanë gjetur mënyrën më të mirë për zëvendësimin e orëve.

Shton se për tërheqje të vendimit as që bëhet fjalë.

Në anën tjetër, këshilli i prindërve në nivel të Kosovës, është pro vendimit për zëvendësimin e orëve të humbura.

U ka bërë thirrje mësimdhënësve ta vazhdojnë punën.

Të shtunën, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka paralajmëruar se do të mbajë mbledhje urgjente të këshillit drejtues, ku do merret vendim përfundimtar për këtë çështje.

Por, ministri Bytyqi thotë se vendimi përfundimtar është marrë pasi Ministria e Arsimit është organi kryesor që ka të drejtë të marrë vendime sa i përket procesit dhe plan-programit mësimor.