Fjalë Kyçe

Pas deklaratave që bënë bujë, Patrisi dhe Roberti kalojnë fundjavën bashkë

Pas deklaratave që bënë bujë, Patrisi dhe Roberti kalojnë fundjavën bashkë

Robert dhe Patris Berisha muaj më parë kanë qenë temë diskutimi në mediet rozë, për shkak të deklaratave që bënë për njëri-tjetrin.

Roberti nuk kishte qenë i pranishëm në ditëlindjen e djalit të Patrisit, për shkak të mosmarrëveshjeve me Tunën, shkruan lajmi.net.

Por, pavarësisht të gjithave raportet mes Robertit dhe Patrisit janë shumë të mira, e këtë gjë e kanë vërtetuar përmes një videoje në rrjete sociale.

Ishte Roberti ai i cili ka publikuar në Instagram një video, në të cilën tregoi se po kalonin momente të lumtura në familje.

Në video, Renee shfaqet duke tentuar të krijonte tinguj në dysheme, përmes një shkopi timpani, duke ndjekur kështu hapat e xhaxhait, Patris.