Fjalë Kyçe

Pas Dua Lipës, tani edhe Isaac Carew me të dashur të re

Pas Dua Lipës, tani edhe Isaac Carew me të dashur të re

Menjëherë pas ndarjes nga modeli Isaac Carew, Dua Lipa u pa në krahët e Anwar Hadid, vëllait të motrave Bella dhe Gigi.

Por, ndonëse Dua menjëherë krijoi lidhje të re dashurie, nuk ka vonuar shumë të njëjtën gjë e ka bërë edhe Isaac.Kohëve të fundit Isaac e ka bërë vet publike, ndërsa ka publikuar herë pas here fotografi me aktoren dhe modelen Florence Kosky.

Krahas kësaj, as dashuria e shprehur ndaj njëri-tjetrit nuk ka munguar në rrjete sociale. Mirëpo, ashtu si për Dua Lipën, edhe për Isaac ka pasur komente të shumta që nuk po përshtaten fare me të dashurën e re, dhe se të gjithë e duan bashkë me Dua Lipën.

Ndryshe, arsyeja e ndarjes së Isaac Carew dhe Dua Lipës u tha se ishte angazhimi i madh i këngëtares në muzikë në Amerikë, dhe nuk kishte kohë t’i dedikohej të dashurit.