Fjalë Kyçe

Pas festës së ditëlindjes, moderatori i radiostacionit “Exe” ndalon këngët e Rita Orës

Pas festës së ditëlindjes, moderatori i radiostacionit “Exe” ndalon këngët e Rita Orës

Një radiostacion në Exeter të Britanisë së Madhe ka ndaluar transmetimin e këngëve të këngëtares nga Kosova, Rita Ora, pasi që ajo është kapur duke i thyer rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit me rastin e organizimit të një feste për ditëlindjen e saj të 30-të.

Këngëtarja ka pranuar të ketë qenë nikoqire e tubimit të paligjshëm në restorantin Casa Cruz të Notting Hillit në Londrës, gjatë 28 nëntorit.

Ajo ka kërkuar falje publikisht, duke shkruar se e organizoi festën duke menduar që masat do të zbuteshin, por nuk ndodhi ashtu. Ora e pagoi për këtë shkelje një gjobë prej 10 mijë funtesh, por as dëmshpërblimi monetar dhe as falja publike nuk kanë mjaftuar për drejtuesin e radios.

Pas publikimit të lajmit për festën e paligjshme, moderator i radios “Exe”, Ben Clark, ka përfshirë Orën në listën e zezë shkaku i veprimeve, duke iu drejtuar dëgjuesve me fjalët: “Nuk mund të flas për ndonjërin prej prezantuesve të tjerë të ‘Radio Exe’, por duke nisur që tani, për një të ardhme të paparashikueshme, unë nuk do t’i luaj më këngët e saj”.

Dhe për ta shpjeguar vendimin e tij, ai ka thënë: “Vajza ime 11-vjeçare më pyeti një natë nëse mund ta thërriste në shtëpi njërën prej shoqeve të shkollës. I thashë jo. Kur më pyeti pse, iu përgjigja, sepse jemi në izolim”.

“Nëse një 11-vjeçare e kupton këtë situatë, atëherë qartazi se mund ta kuptojë edhe Rita… Për këtë arsye, për një të ardhme të paparshikueshme, nuk do të transmetojë fare këngë të Rita Orës. Nëse jeni fans i madh i saj, besoj se e kuptoni për çfarë e kam fjalën”, ka thënë ai.

Vetë Ora e kishte cilësuar veprimin e saj nëpërmjet një postimi në Instagram si një gabim serioz dhe të pafalshëm.