Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka reaguar pas ftesës së ardhur nga Specialja për kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se t’i gëzohesh ftesave të tilla është gabim shumë i madh.
Ai ka thënë se të gjithë ftesat që po i bëhen ish-pjesëtarëve të UÇK-së, po bëhen për ta dëmtuar imazhin e luftës çlirimtare.
Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:
“Dikush i gëzohet ftesave por është gabim i madh!!
Gjykata Speciale, nuk i fton udhëheqësit e UÇK-së pêr qështje korrupsioni por thëret për të dëmtuar imazhin e UÇK-së karshi Serbisë.
Pra nuk keni përse gëzoheni!
Kadri Veseli, të pastë vendi e kombi për jet e mor!
Të gjitha ato ditët e mira të rinisë ia kushtove Lirisë së atdheut, të fëmijëve tuaj e të fëmijëve të mi dhe të shumë Shqiptarëve!
Luftëra, do të ketë gjithmonë e dim mirë sepse e shohim çdo ditë duke u armatosur Serbia!
Dhe kjo tregon se edhe në Kosovë do të ketë luftë, por sikurse Brezi i luftëtarëve të Adem Jasharit nuk do të ketë më!!
Pra mos u gëzoni për këto ftesa!
Nëse thiren protesta, aty do të jem sa herë që kërkohet për ushtarët e Lirisë, sepse ranë ata dhe sot nuk helmohet as nuk vritêt fëmiju im nga dora e SERBISË.
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.