Fjalë Kyçe

Pas gjithë skandalit, Tea tregon se a është takuar me produksionin e “Përputhen”?

Pas gjithë skandalit, Tea tregon se a është takuar me produksionin e “Përputhen”?

Bearti dhe Tea ishin të ftuar në emisionin e “Roped with Olsi”.

Dyshja diskutuan për fillimin e lidhjes së tyre dhe si ka nisur gjithçka.

Përveç tjerash, Tea zbuloi se a është takuar me Olsa Muhametin pas gjithë ngjarjes mes saj Andit dhe Beartit.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” tha se është takuar dhe kishte një qetësim gjakrash.

Në vazhdim e pyetur se a mund të ndodh që nesër pasnesër t’i shohim në rolin e opinionistëve në emision, ajo u shpreh se si opinioniste jo por ndonjë projekt tjetër.

Ndryshe, Tea dhe Bearti po e vazhdojnë lidhjen e tyre pas shumë akuzave nga produksioni dhe publiku për mbajtjen e romancës së tyre sekret edhe pse çifti e mohuan se Olsa Muhameti dhe i gjithë produksioni nuk kanë qenë në dijeni për lidhjen e tyre.