Fjalë Kyçe

Pas grabitjeve të shpeshta, deputeti i LDK-së pyet: A ka shtet këtu?

Pas grabitjeve të shpeshta, deputeti i LDK-së pyet: A ka shtet këtu?

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku është duke kërkuar nga institucionet e sigurisë rend dhe qetësi.

Kjo kërkesë e tij vjen pas shpeshtimit të rasteve të grabitjeve.

“A KA SHTET KËTU?”, nis një postim i Abdixhikut në Facebook.

“14 plaçkitje për 1 muaj – me një polic të vrarë në detyrë – s’është gjendje e zakonshme; është gjendje e jashtëzakonshme. Është gjendje frike, tmerri e anarkie. E nisën njëherë me banka, tash plaçkisin markete, punëtori e dyqane. S’kalon ditë pa një lajm grabitjeje; në mes të vendbanimeve – në mes të ditës. Banditë të armatosur bëjnë rendin në rrugë; sillen të egër, të lirë e të paprekur – dhe shteti mbetet ende në gjumë”, ka shkruar ai.

“Udhëheqësit e ministrisë, policisë, e intelegjencës kanë veçse një detyrë, të krijojnë minimalisht rend e qetësi. Nëse s’mund të bëjnë një gjë të tillë, le të lëshojnë rrugë për të tjerë djem e vajza që i japin këtij vendi erë shtet!”.