18 vjeçarja gati sa nuk kishte humbur gishtin e dorës për shkak të një infeksioni të shkaktuar si pasojë e kafshimit të thonjëve.
Lauren Nichols nga Teksasi ka shpërndarë një video në të cilën ajo sensibilizon të gjithë të tjerët për pasojat që mund të sjellë kafshimi i thonjëve, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Infeksioni i shkaktuar i njohur si paronykia, për pak sa nuk ishte shkaktuar amputimin e gishtit.
Ishte dashur të realizohej intervenim kirurgjik për të shpëtuar gishtin e Lauren, derisa video e postuar nga ajo mori hiq më pak se 2.3 milion pëlqime dhe 22 mijë komente.