Fjalë Kyçe

Pas kandidimit për deputete, bashkëshortja e Rexhep Selimit: Do të jem në shërbim të vendit

Pas kandidimit për deputete, bashkëshortja e Rexhep Selimit: Do të jem në shërbim të vendit

Shqipe Mehmeti-Selimi është kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo është gruaja e ish deputetit Rexhep Selimi dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me numrin 10, me të cilin dikur garonte bashkëshorti i saj, transmeton Klan Kosova

Mehmeti-Selimi ka bërë deklarimin e parë publik që prej kandidaturës për Kuvend të Kosovës, ku ka thënë se do të jetë në shërbim të vendit si çdo herë tjetër.

“Ashtu sikur dikur si luftëtare e Lirisë me bashkëluftëtarë, po ashtu edhe sot me bashkaktivistë në Levizje, sot nesër e kurdoherë do të jem në shërbim të vendit dhe të interesave tona kombetare e shoqërore”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Le të jemi shembull dhe motiv që të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi ta duan dhe ta ruajnë vendin e tyre duke u angazhuar dhe duke mos e braktisur atë”.

“Fitorja dhe suksesi i Lëvizjes sonë është tashmë më shumë sesa shpresë, është një realitet që me 14 shkurt do të jetë edhe festë e fitores së re”.