Fjalë Kyçe

Pas Kosovës, Hahn sot do të vizitojë edhe Shqipërinë

Pas Kosovës, Hahn sot do të vizitojë edhe Shqipërinë

Ishte njoftuar paraprakisht se Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn do të vizitonte Kosovën këtë të enjte, por tashmë është zyrtarizuar edhe një ndalesë e tij në Tiranë.

Pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, me të cilin thuhet se do të diskutonte mbi taksën 100% ndaj produkteve serbe të importuara në vend, ai do të mbërrijë në mbrëmje në kryeqytetin shqiptar për t’u takuar edhe me kryeministrin Rama.tch

Në Tiranë, Hahn pritet të bëjë një vlerësim të reformave që po ndiqen aktualisht në vend prej qeverisë së kryeministrit Rama.

“Tani është me rëndë tejet të madhe ndjekja e reformave me vendosmëri, pasi ato janë të domosdoshme për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e vizitës së Hahnit edhe në Tiranë, nga shërbimi mediatik i BE-së.