Fjalë Kyçe

Pas lajmit se koronavirusi dëmton testikujt, Fjolla porosit meshkujt: Mos dilni as nga dhoma

Pas lajmit se koronavirusi dëmton testikujt, Fjolla porosit meshkujt: Mos dilni as nga dhoma

Fjolla Morina ka një mesazh për meshkujt, pas paralajmërimeve të mjekëve për dëmet që shkakton koronavirusi.

Përhapja e madhe e koronavirusit, ka bërë që të gjithë qytetarët kudo në botë të ndiejnë frikën e infektimit, shkruan lajmi.net.

Institucionet përgjegjëse të secilit shtet, veçanërisht mjekët, kanë dhënë këshilla se si të mbrohemi nga ky virus.

Ka prej tyre që kanë treguar edhe se çfarë mund të shkaktojë virusi COVID-19, i cili ua mori jetën shumë personave.

Disa mjekë kanë paralajmëruar se koronavirusi mund të dëmtojë testikujt dhe fertilitetin mashkullor.

Pasi pa këtë lajm, këngëtarja Fjolla Morina e ka shpërndarë në llogarinë e saj dhe porosit meshkujt që të mos dalin as nga dhoma.

“Burrraaaa Duke fillu qe tani Jo nga shpia. Po mos me dal as nga dhoma”, janë fjalët e saj.